Tortë me flamur dhe fishekzjarre/ Kombëtarja surprizon Rejën

Trajneri i kombëtares Shqiptare, Edy Reja ka festuar mbrëmjen e djeshme 76 vjetorin e tij, ndonëse në të vërtetë mbush sot 76 vjeç.

FSHF i kishte organizuar edhe një festë pas ndeshjes, teksa e kanë pritur ne hotel me fishekzjarre.

Normalisht nuk mund të mungonte një tortë e madhe me flamurin shqiptar dhe shumë urime për italianin që drejton kombëtaren tonë.