Shaqiri me stemën e UÇK-së/ Përshkrimi antishqiptar i medias zviceriane

Pas ndeshjes Zvicër-Irlandë e Veriut, një tifoz i është afruar Shqirit duke i ngjitur stemën e UÇK-së.
Ishte kjo stemë që “do t’i prishte punë” gazetarit të televizionit zvicerian “RSI Sport”, i cili mesa duket as që nuk e dinte qëllimin dhe arsyen pse luftoi UÇK-ja.
Televizioni zviceran, “RSI Sport” postoi videon dhe e cilësoi si skandal atë që ndodhi.
“Episodi i pakëndshëm në fund të ndeshjes në Zvicër: Tifozi hyn në fushatë gjatë intervistave dhe ia vendos Xherdan Shaqirit një xhaketë. Simboli në Xhaketë ishte i UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e listuar nga OKB si organizatë terroriste”, ky ishte përshkrimi i “RSI Sport”.
Më pas ky përshkrim skandal është fshirë.