Dy ditë më parë mësuesit e Belshit lajmëruan një protestë pasi ishin njoftuar se do të kishin një ndalesë page prej 7000 lekë.
Mediat kanë zbardhur mesazhin në drejtim të mësuesve, ku në mënyrë skandaloze i kërkohet që nuk do t’i mbahet 70 mijë lekë (të vjetra), por vlera prej 40 mijë lekësh. Ja mesazhi dërguar mësuesve nga zyra Arsimor e Belshit:
Përshëndetje!
Doja t’iu vë në dijeni dhe të kërkoj mirëkuptim tuaj bashkë me mësuesit, që për këtë muaj do ketë një ndalesë në pagë (prej 4000 lekë) për mungesë fondi .
Ju siguroj që kjo është zgjidhje momentale dhe për shumë pak ditë.
Është kërkuar shtesë fondi në MASR , dhe është miratuar .
Për t’u mos u vonuar më shumë paga, është bërë kjo zgjidhje dhe menjëherë pas kryerjes së veprimeve do likujdohet pjesa e prapambetur.
Per këtë kerkoj t’ua bëni me dije edhe mësuesve dhe të na mirëkuptojnë.
Duket se ende ky problem nuk është zgjidhur dhe pritet që kjo pjesë e ndalesës ti kalojë me pagën e tetorit. Gjithashtu mësuesit kanë lajmëruar se nuk janë paguar për transportin e dy muajve të prapambetur, pagesë e cila pritet gjithashtu të kalojë me pagën e tetorit. Por deri atëherë mësuesit e Belshit nuk janë shumë të sigurtë për pagën e tyre. Faxnews