Tensione në Kosovë/ Policia aksion kontrabande, serbët sulmojnë me grushta

Policia e Kosovës ka marrë një aksion kundra mallrave kontrabandë në qytetin e Pejës, Prishtinës, në Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut, ku në këtë të fundit janë hasur probleme më të mëdha.
Minoriteti serb ka sulmuar policët shqiptarë, të cilët janë detyruar të përdorin gazin lotsjellës ndaj turmës.
Pas mbarimit të aksionit nga ana e Policisë Kosovare mësohet, se minoritarët serbë kanë sulmuar me grushta policët shqiptarë.
“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/watch/?v=239164341518315