Telefonoi policinë dhe u shpëtoi jetën 3 fëmijëve/ Shqiptari “hero” në Greqi

Një djalosh shqiptar është kthyer në hero për qytetarët grekë, pasi me anë të një gjesti human ka shpëtuar jetën e tre fëmijëve.
Mediat greke raportojnë se një person me origjinë shqiptare bëri një kallëzim në policinë greke se ka parë një foshnje të braktisur në një rrugë në Aspropyrgos.
Policia iu përgjigj menjëherë kësaj thirrje dhe shkoi në vendin e ngjarjes, ku bëri edhe një kontroll për të gjetur prindërit e foshnjës por nuk pati rezultat.
Kur iu afruan njërës prej shtëpive në zonë, dëgjuan klithmat nga brenda një makine. Pastaj ata u befasuan kur zbuluan se një foshnjë tjetër ishte braktisur dhe lënë brenda një makine. Pastaj ata dëgjuan të qara të tjera dhe gjetën tre fëmijë të tjerë në bagazhin e mbyllur.
Menjëherë pas kësaj, ata arritën të gjejnë një vajzë 13-vjeçare, e cila tha se nëna e saj 25-vjeçare dhe babai i saj 27-vjeçar i kishin dorëzuar për t’u kujdesur për ta dhe ajo i mbylli brenda.
Fëmijët u dërguan në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa kundër çiftit u ngrit një çështje për neglizhencë dhe braktisje të miturve.