Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Poloni me një minutë shtesë.
Në këtë pjesë Shqipëria ka bërë një lojë të mirë duke e vendosur rivalin në vështirësi, çka është dalluar dhe nga agresiviteti polak në fushën e gjelbërt.
Kjo pjesë e parë është mbyllur me rezultatin 0-0,
Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në grup, ndërsa poshtë nesh ndodhet Polonia. Për të dyja kombëtaret kjo ndeshje është e një rëndësie të veçatë, të dyja luftojnë për Botërorin “Katar 2022”