Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur në “Air Albania” stadium, ku goli i shënuar nga polakët ka shkaktuar mërzitjen e tifozëve shqiptarë, të cilët kanë filluar të godasin me shishe futbollistët polakë.
Mes tifozerisë shqiptare dhe asaj polake janë pikasur përplasje fizike, ku nuk kanë munguar as karriget e as binonat e hedhura ndaj njëra-tjetrës.
Policia e shtetit kanë krijuar kordone për të shmagur përplasjet mes tifozerive.
Futbollistët polakë iu drejtuan që në fillim dhomave të veshjes, kurse tashmë mësohet se dhe futbollistët shqiptarë ndodhen në dhomat e zhveshjes, çka nuk është një shenjë aspak të mirë.
Ndeshja rrezikon të mbyllet për shkak të tifozerisë aspak miqësore. “Nëse hidhet qoftë edhe një shishe ujë ndaj fushës së blertë ndeshja mbyllet urgjentisht”, është shprehur albitri francez.