Të tjerëve emisione, kurse asaj rroba/ Monika ironizon surprizën nga “Vëllai i Madh”

Monika Lubonja ka deklaruar se nuk i ka pëlqyer surpriza e bërë nga “Vëllai i Madh”.

Aktorja i ka quajtur fustanet e bukura, por nuk ka ndaluar ironizimin duke e cilësuar hobin për veshjen njësoj si atë për të shkuar në plazh.

“Dëshira ime është vetëm rrobat? Unë e kam thënë si ‘hobby’-n tim po, që e kam pasion veshjen as që nuk diskutohet fare. Absolutisht e kam pasion, ashtu siç kam pasion të shkoj në verë dhe të rri aty në plazh, në det. Mbaroj!”, ka ironizuar aktorja gjatë një bisede brenda shtëpisë.

Surpriza “Vëllai i Madh” ka bërë edhe për banorët e tjerë.  Donaldi do të prezantojë një emision me vëllain e tij, Romeon. Ndërsa, Einxhel do të ketë një emision për të ndihmuar vajzat, që nuk kanë mundësi të arsimohen.