Qendra për Edukim dhe Sport “Skills” në partneritet me Rrjetin e Informimit dhe Qytetarisë Aktive (INAC) dhe Shoqata Për zhvillimin Psiko-social dhe Kulturor të fëmijëve dhe të rinjve organizuan këtë javë Bootcamp-in, ku 20 të rinj u trajnuan rreth Artivizmit.
Ky trajnim nisi më datë 26 Shkur dhe do të zgjasë deri më 3 Mars, ditë e enjte.
Të rinjtë nga bashkitë Elbasan, Cerrik, Peqin, Librazhd, Gramsh dhe Belsh morën pjesë në këtë aktivitet që u realizua në kuadër të projektit “Elbasan Cycle Project, ‘Caravan of Artvism”.
Dhe si qëllim kryesor edukimin e të rinjve për përdorimin e mjeteve të Artvizëm në promovimin e të drejtave të njeriut.
Gjithashtu, ky projekt po zbatohet në kuadër të projektit “Artivist Stafetë” financuar nga Bashkimi Europian.
Organizatat nga të cilat po zbatohet projekti janë: Masterpeace, Act for Society, Art Stiching dhe Open Mind Spectrum Albania.
