Leonard Koka, vëllai i ish-ministrit Lefter Koka, ka ironizuar presidentin për videon e publikuar ku Meta shihet të recitojë poezinë “Korça” të Naim Frashërit.
Nar Noka lë telefonin në tavolinë dhe nis të recitojë me këmbë e me duar brenda ambienteve të banesës së tij, dukr imituar Presidentin Meta.
“Ta paçim përjetë hua” dëgjohet të thotë Nar Koka.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë theksoi se vëllai i Nar Kokës, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka konsumuar veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.
Sipas njoftimit, nga hetimet është provuar se nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e procedurës që është përdorur për dhënien e koncesionit në fjalë. Më tej, theksohet se veprimet dhe mosveprimet, të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore janë kryer nga anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit në bashkëpunim me ish-ministrin Koka.
