Studimi: “Mbi 97% e familjeve shqiptare nuk u plotësojnë standartet për ushqim fëmijëve të tyre”

Ekspertët e INSTAT, Majlinda Nesturi dhe Blerta Muja, në një studim të tyren kanë dalë në përfundim se mbi 97% e familjeve shqiptare nuk mund të plotësonin normat në veshje, ushqim për fëmijët e tyre.

Metodologjia e matjes së këtij treguesi është ndërtuar bazuar në metodologjinë e Bashkimit Europian ku matet disponueshmëria e 13 treguesve që kanë të bëjnë me të veshurit dhe të ushqyerit normal. Ky studim është realizuar nga dy ekspertet e INSTAT, por nuk përfaqëson qëndrimin e këtij institucioni.

Ekspertët i morën rezultatet e privimit material për fëmijët në pyetjet në nivel familje dhe u morën përgjigje nga të anketuarit e familjeve për të gjithë fëmijët anëtarë të asaj familje, nën 16 vjeç për të paktën 13 zëra si më poshtë:

  1. Kanë disa rroba të reja (jo të përdorura);
  2. Kanë dy palë këpucë të përshtatshme (ku futen një palë këpucë për çdo kohë);
  3. Hanë fruta dhe perime një herë në ditë;
  4. Hanë një vakt mish, pulë ose peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) të paktën një herë në ditë;
  5. Kanë në shtëpi libra të përshtatshëm për moshën e tyre;
  6. Kanë pajisje argëtimi për jashtë shtëpisë (biçikletë, patina, etj.);
  7. Kanë lojëra për brenda shtëpisë (lodra edukuese për foshnje, kuba ndërtues, lojëra tavoline, lojëra kompjuterike, etj.);
  8. Kanë një vend të përshtatshëm për të studiuar ose për të bërë detyrat e shtëpisë;
  9. Marrin pjesë në një veprimtari të rregullt argëtuese (not, i bien një vegle muzikore, organizatë rinore, etj.);
  10. Kanë festime në raste të veçanta (ditëlindje, ditë emri, ngjarje fetare);
  11. Ftojnë miq në shtëpi për të luajtur ose për të ngrënë herë pas here;
  12. Marrin pjesë në udhëtime dhe organizime shkollore me pagesë;
  13. Shkojnë për pushime larg shtëpisë të paktën një javë për çdo vit, që përfshin qëndrimin në një vend tjetër ose te miqtë/të afërmi

Për secilin nga zërat u gjet se mbi 90% nuk mund t’i plotësonin, por hendeku më i lartë u vu re në mundësinë për t’i veshur me rroba të reja.

Gati 99,9% e familjeve pohuan se nuk plotësojnë pothuajse të gjitha nevojat e fëmijëve me rroba të reja. 99.9% e familjeve pohuan se fëmijët e tyre kanë nevoja të paplotësuar për së paku dy palë këpucë ose sandale të përshtatshme. 99.1% e familjeve pohuan se e kanë të pamundur që të ushqejnë më mish së paku një herë në ditë fëmijët e tyre. 99% e familjeve më fëmijë kanë pohuar se nuk plotësojnë nevojat.