Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi, ka publikuar një projekt të ri muzikor së fundmi duke tërhequr vëmendjen me një fragment të këngës.
Reperi i ka dalë në mbrojtje Bora Zemanit, moderatore së “Për’puthen”, duke u shprehur: “Edhe krejt lë ta dinë opinionin tim, Tiranë -Prishtinë, Bora Zemani është Queen”.
Kënga ka vetëm një ditë që është publikuar, por të gjithë e kanë kapur fragmentin dedikuar moderatores duke e mbështetur atë dhe reperin nëpërmjet komenteve.
Stresi e ka shprehur edhe më parë se është në anën e prezantueses Bora Zemani, duke theksuar se është “mbretëreshë”, në Instagramin e tij.
“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, ka thënë ai
