SPAK ka vendosur nën hetim dy ish-zyrtarë të Policisë së Elbasanit.
Sipas mediave kombëtare, të dy këta zyrtarë janë pjesë e strukturës së policisë, njëri prej të cilëve është në drejtorinë e Policisë së Lezhës dhe tjetri në të Korçës.
Dy ish-zyrtarë të drejtorisë vendore të Policisë së Elbasanit janë vënë nën
Mësohet se dosja në ngarkim të tyre është referuar në SHÇBA e Elbasanit në prokurorinë e Elbasanit. Pas hetimeve dhe verifikimeve të nevojshme organi i akuzës në Elbasan e ka referuar dosjen në SPAK.
Ndaj dy zyrtarëve rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Dyshimet janë se njëri prej tyre dyshohet të ketë bashkëpunuar me një grup të rrezikshëm kriminal nga i cili, ka dyshime se ka marrë një sasi parash prej 10 mln lekësh.
Ndërsa në lidhje me zyrtarin e dytë të vënë nën hetim nga SPAK, ndaj tij ka akuza vetëm për shpërdorim detyre.