Mësueset konfliktohen me njëra-tjetrën/ Ushtaraku shkrep armën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet ku dy mësuese të shkollës “Andon Zako Çajupi” janë përfshirë në një konflikt, që ka përfunduar në një të shtënë arme.

Sipas mediave kombëtare, bëhet e ditur se dy mësueset kanë nisur debatet në shkollë dhe më pas kanë shkuar në lokal për saqarim, por mesa duket gjendja është rënduar më tepër.
Të afërmit e tyre janë përfshirë në konflikt, madje njëri prej tyre, polici ushtarak i njohur si Çim Qefalia, ka shkrepur armën.

Pesë personat e përfshirë në konflikt janë në komisariatin numër 4 dhe po pyeten për shkaqet e fillimit të konfliktit.