Dy aksidente rradhazi kanë ndodhur ditët e fundit në aksin Librazhd-Përrenjas, çka fatmirësisht kanë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Shoferët e këtij aksi janë shprehur se arsyeja kryesore e aksidenteve lidhet me vajin që derdhet në rrugë nga kompanitë që punojnë me karrotrecë, duke theksuar se një problematikë e tillë ndodh dhe në aksin Librazhd-Elbasan.
Sipas tyre, vaji, lagështia dhe mungesa e ndriçimit janë faktorët kryesorë që ndikojnë në bërjen e aksidenteve, ndërkohë që ekspertët jashtë kamerave kanë theksuar se shtimi i një shtrese asfalti të aksit Librazhd- Përrenjas, rruga e fshatit Pishkash, do të minimizonte numrin e tyre.