Elbasan/Shpërthen në flakë në ecje automjeti para bashkisë

Digjet plotësisht një automjet pasi ka marrë flakë në ecje e sipër përpara godinës së bashkisë në ndërtim në qytetin e Elbasanit. Mësohet se drejtuesi ka dalë me shpejtësi nga automjeti dhe nuk ka të lënduar. Edhe pse ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e shpejtë, nuk ka shërbyer për gjë pasi automjeti u dogj plotësisht.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.

Policia dhe zjarrfikset kanë mbërritur në vendngjarje nderkohe qe po kryhen veprimet e para per shkakun e zjarrit, qe mendohet se ka ardhur nje shkendije elektrike.