SPAK dërgon në gjykim Erion Alibejn/ Brenda 9 ditëve vrau Regis Runajn dhe Emiljano Ramazanin

Dosja e Erjon Alibej është dërguar për gjykim në GJKKO, pasi akuzohet si pjesëmarrës i grupit kriminal të përfshirë në 2 vrasjet e ndodhura në korrik të vitit 2021.

Sipas prokuorisë, Erion Alibej akuzohet për vrasje me paramendim të Emiljano Ramazanit më 20 korrik të vitit 2020 në lagjen “28 Nënotri” në Elbasan dhe për vrasjen e Regis Runajt më 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhi”.

Ndërkohë ndaj personave nën hetim Albert Manahasa dhe Seit Manahasa është kërkuar pushimi i çështjes për shkak se nuk e kanë kryer veprën penal për të cilën janë dyshuar.

Regis Runajt u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan.

Sipas autoriteteve, “truri” i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik ishte 34-vjeçari Erion Alibej. 34-vjeçari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu bënë arrestimin e tij në 18 shtator të 2020.