Situata e koronavirusit në vend/ Humb jetën 33-vjeçari nga Elbasani

Një shifër e lartë e infektuarish me Covid është shënuar këtë të martë në vendin tonë, ku nga 5 166 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 801 qytetarë dhe kanë humbur jetën dy të tjerë,

Rastet e reja me COVID 19 janë regjistrua në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol,  Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Ndërkaq aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.  Ndërkohë viktimat janë  një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç.

Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë janë 7,049 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.