Alqi Bllako do të dalë në orën 11:00 përpara gjykatës për t’u njohur me vendimin e sigurisë.
Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit. Ai shkoi në drejtorinë e Tiranës rreth orës 2:15 dhe pas veprimeve në 3:30 të mengjesit të djeshëm u bë ekzkekutimi i urdhër ndalimit.
Në komisariat Bllako u paraqit i vetëm, i pa shoqëruar nga familjarët apo avokati i tij mbrojtës. Referuar dosjes, Prokuroria e posaçme kërkon arrestimin e deputetit të partisë socialiste Alqi Bllako me dyshimin se ka marrë në formë rryshfeti 150 milionë lekë për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.
Sipas hetimeve këtë shumë parash, deputetit socialist e ka marrë nga kompania “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k. duke paguar fiktivishit babain e tij Edmond Bllako, që rezulton i punësuar në Inceneratorin e Tiranës.
SPAK akuzon Bllakon se ka falsifikuar dokumentat për inceneratorin e Fierit në kohën kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin, Lefter Koka dhe kryetarin e Komisionit të Shpronësimeve, Pëllumb Abeshi .
Ata kanë ndryshuar destinacionin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtua inceneratori nga tokë arë në tokë truall, duke i shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit të shtetit prej 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë.”
Gjithashtu si prova të reja SPAK ka paraqitur edhe tre udhëtime që ish-deputeti ka bërë ne kohë të ndryshme me biznesmenin Klodian Zoto që ka fituar koncesionarin e Fierit.
