Nga: Entela Hamiti (mjeke në specializim në Gjermani)
Kolla tek fëmijët dhe sinjalet që ajo na jep për gjendjen e shendetit të tyre
Fëmijët kolliten më shpesh se te rritur dhe kjo i shqeteson shumicen e prinderve .
Po çfarë është kolla?
Kollitja nuk është gjë tjetër veçse një refleks mbrojtës i trupit për të hequr qafe grimcat e thithura (p.sh. tymin, gazin, grimcat e ushqimit) si dhe mukozën dhe sekrecionet që grumbullohen në rrugët e frymëmarrjes.
Kollitja bëhet një kembane allarmi veçanërisht kur shkaktohet nga patogjenë si viruset, bakteret ose kërpudhat. Në shumicën e rasteve, një kollë e tillë shkaktohet nga një infeksion akut i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Si mund të dallojmë çfarë lajmëron kolla e fëmijës tonë?
Duke vrojtuar karakterin e kollën ne jemi pak a shumë në gjendje të përcaktojmë dhe shkakun e saj
- Një kollë e thatë (d.m.th. kolla pa sekrecione ) shfaqet veçanërisht në fillim të një ftohjeje.
Por një kollë e thatë shfaqet gjithashtu dhe në një bronkit, astmë ose kur ka ngelur një trup të huaj në rrugët e frymëmarrjes.
- Një kollë e lagësht, (d.m.th. kolla me sekrecione) do të thotë se ka shumë sekretim në rrugët e frymëmarrjes, për shembull për shkak të një ftohjeje (faza e mëvonshme), bronkitit ose pneumonisë . Kollitja në këtë fazë është shumë e rëndësishme. Me anën e kollës fëmijët bëjnë të mundur nxjerrjen e sekrecioneve të cilat në të kundërt , mund të grumbullohet dhe të vështirësojë frymëmarrjen. Prandaj, nuk duhet të përdorni asnjehere një frenues të kollës nëse femija juaj ka një kollë të lagësht .
- Nje kolle lehëse ose kolla e ashpër tek të vegjlit ka tendencë të tregojë pseudo kroup (membrana mukoze e laringut skuqet dhe zakonisht bymehet nën kordat e zërit)
Sa zgjat kolla dhe si ta mjekojmë atë?
Një kollë e thjeshtë zgjat vetëm disa ditë dhe me pas largohet
Por ka dhe raste kur kolla mund të zgjasi me javë si psh
1)Nëse trakti i sipërm i frymëmarrjes është i infektuar me viruse, mund të duhen disa javë që kolla të largohet.
2)Nese kolla zgjat më shumë se tetë javë quhet kronike.
Ajo mund të shkaktohet, për shembull, nga sëmundjet astmatike, bronkiti kronik, inflamacioni kronik i sinuseve, pneumonia ose kolla e mirë.
Thithja e vazhdueshme e ndotësve të ajrit si tymi i duhanit mund të shkaktojë gjithashtu një kollë kronike.
Mjekimi i kolles duhet bëre duke patur parasysh shkaktarin e mundshëm dhe kjo është kompetencë e mjekut të fëmijës por disa masa të thjeshta mund të jenë:
1)Fëmija juaj duhet të pijë shumë (p.sh. ujë të ngrohtë, çaj) për të mbajtur rrugët e frymëmarrjes me lagështi.
2) Ne dimer për shkak të përdorimit të ngrohësve të ajrit mund ne duhet të varim peshqirët të lagur në dhome për të lageshtuar ajrin e dhomës. Lagështuesit elektrikë rekomandohen më pak, sepse ata gjithashtu mund të përhapin patogjenë.
3)Shurupet kundër kollës (për kollën e thatë) mund dhe duhet të përshkruhen vetëm nga një mjek. Megjithëse këto lëngje frenojne dëshirën për të kollitur, ato frenojnë dhe pastrimin e bronkeve dhe ndonjëherë mund të shtypin dëshirën për të marrë frymë.
4)Nëse fëmija juaj kollitet shumë dhe bën zhurma të forta të frymëmarrjes (te cilen ju mund ta degjoni me veshe te lire ), duhet të kontaktoni menjëherë mjekun .
5)Një kollë e papritur dhe e papritur, e fortë tek fëmijët e vegjël mund të jete shenje se femije ja gëlltitur një objekt të huaj. Cojeni menjeheër fëmijen në kliniken me të afërt.
