Shembjet te “5 Maji”/ Rama:”U kemi dhënë më shumë seç duhet”

Kryeministri Rama ka reaguar për protestat e banorëve të lagjes “5 Maji” në Tiranë. Ai i ka replikuar një ndjekësi, të cilit I ka thënë se banorëve u është dhënë haku, madje disa më shumë seç duhej.

Rama është shprehur se duhet durim dhe besim sepse ashtu si po ndodh me ata që po përfitojnë nga rindërtimi, ashtu do të ndodhë edhe me pjesën tjetër.

“Ndërsa une besoj se tek 5 maji te gjitheve u eshte haku qe u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetem durim dhe besim.

Sepse njesoj sic po ndodh me te tere ata qe po perfitojne nga Rindertimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndersa ate pjesen e votimit mos e thuaj te pakten, jo per mua, po per tere ata qe u vrane, u burgosen, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama.