Kristjan Mëhilli është shqiptari, i cili u arratis nga burgu i Vercelli-t gjatë ndërrimi të viteve në Itali.
27-vjeçari është arrestuar si anëtar i bandës “Ice Eyews” që akuzohen se kishin kryer një sërë grabitjesh të vilave në territorin piemontes së Italisë.
Mëhilli së bashku me një të burgosur tjetër (me origjinë shqiptare) sharruan hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar. Të dy të burgosurit mundën të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të burgut. Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun, e është bllokuar nga rojet e burgut.
