Kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong është një nga këngët më të klikuara në YouTube.
Artistja ka postuar së fundmi në Instastory, një foto ku tregohet se kënga e saj është renditur në treshen e këngëve më të dëgjuara të “Eurovision”-it.
Sipas fotos që Ronela kishte postuar, kjo është hera e parë në histori ku Shqipëria arrin këtë rekord.
“Për herë të parë në histori, Shqipëria është në vendin e tretë për shikueshmërinë më të lartë në faqen zyrtare të ‘Eurovision’-it në YouTube. Urime.”- shkruhet në foton e postuar nga Ronela Hajati.
Ronela Hajati pati shumë kritika jo vetëm në lidhje me tekstin e këngës, por edhe me fitoren e saj.
