Rritet numri i të infektuarve në vend/ Më shumë se gjysma vetëm në kryeqytet

Numri të infektuarve me koronavirus në vend është rrituz.
Gjashtë ditët e para të nëntorit të infektuarit aktiv në të gjithë vendin kanë kaluar 7800 persona ku Tirana vijon të jetë Qarku me numrin më të lartë të prekurve.
Më shumë se gjysma e personave me koronavirus aktualisht ndodhen në kryeqytet. Ndiqet nga Fieri, Shkodra dhe Durrësi.
Paralelisht me numrin e të prekurve janë shtuar dhe pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 175 persona, 9 më shumë se para një jave, 16 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë gjashtë ditët e fundit koronavirusi sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka shënuar dhe 19 humbje jete duke e çuar numrin e vdekjeve prej tij që nga fillimi I pandemisë në 2950.