Rrëmbenin dhe shfrytëzonin për pros*tuticion vajzat shqiptare/ Policia italiane në aksion

Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarët dhe italianët është shkatërruar pas një aksioni të policisë italiane.
Sipas policisë, 11 persona janë arrestuar pasi shfrytëzonin për përdhunim vajza shqiptare në Bolonja.

Grupi i vajzave shqiptare detyrohej të prostituonte në Via Emilia, Anzola dhe Valsamoggia. Anëtarët e grupit zotëronin disa apartamente në qendër të Bologna, në të cilat vajzat shkonin me klientët.

Të arrestuarit akuzohen për rrëmbim, shfrytëzim prostitucioni, dhunë seksuale, përndjekje. Tre apartamente në qendër të qytetit u konfiskuan. Gjithashtu u sekuestruan shuma të mëdha parash, celularë dhe sende të tjera.
Emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur.
Ndërkohë që detaje të tjera për këtë aksion pritet të publikohen në vijim nga Policia e Bologna.