Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë qenë prezente gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme në zona të ndryshme të qarkut.
Gjatë natës është bllokuar nga inertet aksi Elbasan-Peqin, segmeti Papërr-Paulesh.
Gjithashtu, aksi kombëtar Elbasan-Qafë thanë dhe Librazhd-Stërblevë kanë prezencë të dëborës 5-6 cm lartësi.
Siç e raportuam dhe më herët, në Gramsh, në Njësinë Administrative Poroçan, janl bllokuar
Fshatrat Gjere e Holtas si dhe ka vështirësi për në qendër të Porocanit,pasi është afruar përroi i Licaj.
Në NJA Kushovë është bllokuar fshati Kërpic, kurse në NJA Pishaj është shembur pasarela e fshatit Liras.Veshtiresi per kalim ka Bicaj, Posnovisht, Kishte.
Furnizimi me energji elektrike paraqet probleme në NJA Labinot Mal Bashkia Elbasan, NjA Orenje Bashkia Librazhd, NJA Përparim, Bashkia Peqin.
