Reshjet e shiut në Elbasan/ Bllokohen këto fshatra dhe ura e Lirasit rrezikon të shembet

Fshati Gjerë dhe Holtas janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. 

Në Njësinë Administrative Poroçan janë shkaktuar probleme të shumta, por pas nuk mbetet as Njësia Administrative Pishaj, ku ura e fshatit Liras po shkon drejt shëmbjes. 

Vështirësi për kalim ka në Bicaj, Posnovisht, Kishte.

Ndërkohë, bashkia është në terren duke ndjekur situatën.