Reagon gjyshja e Ardit Hidës: “Ishte i detyruar të vriste, ata i drogonin dhe prostit*onin motrën”

Ndaj Ardit Hidës është marrë masa e arrestit me burg, çka është kundërshtuar nga gjyshja e tij.
Shtetësja e autorit R.K., është shprehur për mediat se vendimi për të lënë nipin në burg është i padrejtë, pasi më herët viktima, Florenc Kovaçi, së bashku me vëllanë e tij, Mikelin, e kanë dhunuar Hidën.
“Ata e kanë marrë në telefonë dhe e kanë sharë”,-është shprehur gjyshja, ndërkohë që për Top-Channel është shprehur se Ardit Hida ishte duke ngrënë bukë ku viktima e kishte marrë në telefon.
Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit për të ndihmuar çështjen e nipit, pasi sipas saj, ishte i detyruar të vriste.
“Ata i drogonin, i përdornin motrën si prostitutë dhe atë vetë e rrahën”,- tha ajo duke shtuar se të gjithë në lagje e dinë se Ardit Hida ishte djalë që nuk ngatërrohej në sherre dhe se nuk mbante armë./ elbasanion