Edi Rama ka mbledhur rreth orës 08:30 drejtuesit politik të qarqeve .
Nga mediat kombëtare bëhet me dije se ai është larguar pas 20 minutave, por mbledhja vazhdon dhe pa praninë e tij.
Ky është takimi i parë që kreu i qeverisë bën me strukturat e Partisë Socialiste nëpër qarqe për 2022, ku është bërë dhe një analizë në lidhje me detyrat që u janë lënë.
Gjatë ditës së nesërme pritet që të ketë dhe një mbledhje të Kryesisë së PS-së, për të diskutuar dhe në lidhje me ditëlindjen e 30-të të FRESSH në datën 15 Janar, për të përcaktuar axhendën që do të ndiqet.
