Rama kthehet në “mbikëqyrës” të çmimeve/ Kontrolle në markete (Video)

Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në një market lagjeje në kuadër të administrimit të çmimeve.

Kreu i qeverisë është shprehur se në këtë situatë e rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm.

Rama ndër të tjera me drejtuesin e marketit ka thënë se marzhi i fitimit në këto momente duhet të jetë superminimal.

“E rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm, ku marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë. Kostot të sigurohen dhe ecuria të sigurohet. Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve se të tjerave s’kemi çfarë t’i bëjmë”, ka thënë  Rama.