Rama i kthehet komentuesit: “Naftës s’kemi ç’i bëjmë, kurse energjinë s’po e rrisim”

Çmimi i naftës në vendin tonë ka arritur 230 lekë për litër, çka ka ngjallur pakënaqësi tek shqiptarët, të cilën kanë shprehur pakënaqësinë edhe në rrjetin social ‘Facebook’.

Në përgjigjen e një komenti të të një ndjekësi, i cili i shkruan kryeministrit se kur sheh numrin e çmimit të naftës i dridhen gjunjët. 

Ndër të tjera qytetari i thotë Ramës se PS nuk meriton asnjë bashki.

Në përgjigjen e tij për qytetarin Rama i thotë se s’ka çfarë t’i bëjë çmimit të naftës, pasi ai është pasojë e luftës dhe se qeveria nuk ka gjë në dorë. Ndërkohë thekson se qeveria po punon për të mos shtrenjtuar çmimin e energjisë. Rama thotë se ndryshe nga nafta që e ka në dorë private, enrgjinë po e mban me dhemb në vend qeveria.

Pjesë  nga replika:

Qytetari: Qe s’jeni te mir nuk jeni, se kur lexoj numrat e naftes me dridhen gjunjet se na duhet te hedhim makinen ne gremine, kur mendoj te via ca kohe ne shqiperi se gjithmon mendoj te kthem, por nje hap para dy pase, ose mbrapma, por te tjeret jan shpellar fare, s,meritonin asnje bashki, dhe dihet do votonin PS..POR UN JAM PD dhe ‘sdua ti shikoj me sy shpellaret..JENI ME FATE ..!!

Rama: Ilia Berdilla arsyeja e rritjes se naftes keshtu eshte lufta, ku te tjeret nuk po hedhin ne gremine makinen po po rrezikojne te ikin ne boten tjeter bashke me familjen dhe atdheun, nderkohe qe ti shiko faturen e energjise ku s’ka akoma asnje rritje, sepse ndryshe nga naften qe e tregtojne privatet, energjine po e mban me dhembe ne vend qeveria! Nuk e di edhe per sa kohe, por po e bejme, nderkohe qe tere te tjeret e kane rritur!