Gjatë vitit 2021 janë regjistruar 43 581 lindje të reja në reja në vend. Ky lajm u bë i ditur nga postimi i kryeministrit Rama në Facebook.
Ndër të tjera Rama ka theksuar se edhe këtë vit garantohet bonusi i bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë.
“ 43,581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas, bashkë me mbarësinë dhe gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.
115,764 fëmijë të lindur nga Janari 2019 kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit.
Edhe këtë vit, garantojmë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë.
40,000 lek për fëmijën e parë;
80,000 lek për fëmijën e dytë;
120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej”, shkruan kryeministri.
