Qytetarët paguajnë më shumë, rriten tarifat në Elbasan/Mungon transparenca

Gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak për vitin 2021, kryetari Llatja ka theksuar se tarifat e pastrimit në qytet ishte 40% nën minimumin e vendosur nga “Strategjia Kombëtare e Mbetjeve”, çka ka nxitur marrjen e një vendimi për ndryshimin e tarifës duke e rritur në vitin 2022. 

Gjithashtu, përsa i përket ndriçimit Llatja ka thënë se subvencioni i dhënë nga bashkia është ulur, duke rritur kështu pjesën që do të paguhet nga qytetarët.

“Është ulur subvencioni nga Bashkia Elbasan dhe është rritur pjesa e kontributit që japin qytetarët, derisa të arrijë në një nivel 100%”,-ka thënë ai.

Sipas kryetarit Gledian Llatja, bashkia është stabilizuar financiarisht, ndërkohë që vazhdon të ketë synime për të ndjekur një politikë sociale duke investuar në zonat rurale, sport dhe shërbimi pa pages në landfill. 

Një rritje të buxhetit për vitin 2022 e kanë sigururar dhe krijimi i një sistemi tarifimi edhe për trajtimin e mbetjeve, çka u kthye në problem për qytetarët gjatë fundvitit. 

Qytetarët u njohën me vendimet për uljen e subvencioneve të bashkisë nëpërmjet kësaj mbledhjeje, ku kanë munguar shpjegimet përse janë ndërmarrë këto vendime.