Puthje pranë gjoksit dhe mesazhe nga tjetra/ Takimi që ngjalli debate në “Për’puthen”

Në momentin kur dy personazhet mendonin se kamera ishte e fikur ndodhi ajo çka nuk pritej. Argjendit i erdhi një mesazh nga Ritvana, dhe i tha Mikelës se kush i kishte shkruajtur.

Menjëherë pas mesazhit, u hodh në krahët e Mikelës duke u dhënë dhe një puthje pranë gjoksit. Mikela e kalon me të qeshur këtë situatë duke i thënë: “Në një moment kaq romantik më kujton Ritën?”

Ndërsa në studio, Ritvana shpjegoi se i shkruajti Argjendit për fotografitë që kishin bërë pasi donte t’i postonte në rrjete sociale.