Aksi Elbasan-Peqin/Makina përplas 56-vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku si pasojë ka mbetur i aksidentuar një 56-vjeçar.

Mësohet se rreth orës 20:05, një makinë ende i pa identifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë
Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkaktut të aksidentit.