Publikohet videoja e vrasjes së Ergys Dashit në Ekuador

Janë publikuar pamjet e vrasjes së Ergys Dashit në Ekuador.

34-vjeçari ka qenë i ulur me 2 të tjerë në tavolinë kur një person me një tufë lulesh në dorë afrohet dhe hap zjarr ndaj tij.

Dashi rezulton se është nga qyteti i Durrësit, por banues në Tiranë.

Ai kishte disa kohë që jetonte përkohësisht në Guajakil të Ekuadorit, ndërsa dyshohet se aktiviteti i tij në këtë shtet, ka qenë trafiku i lëndëve narkotike.