“Pse kaq të madhe e kam hundën?”/ Beatrix zhgënjehet nga Donaldi

Donald Veshaj ka realizuar portretin e Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ndonëse aktori i dedikoi kohë portretit, Beatrix i tha se vajza në pikturë nuk ngjasonte aspak me atë.
“Pse kaq të madhe e kam hundën?!”, iu drejtua Beatrix Ramosaj, duke treguar se nuk i pëlqeu dhurata.
Nga ana tjetër, Donaldi e mori me sportivitet reagimin e saj duke i thënë me shaka se në fakt e ka hundën më të madhe, por në pikturë ia kishte rregulluar ai.
Çifti më pas dolën së bashku nga dhoma ku ishin, dhe këngëtarja iu tregoi të gjithëve në lidhje me pikturën “e shëmtuar” që i bëri Donaldi.