Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë nisur negociatat për emrin e ri të presidentit në vend.
Enkejled Alibeaj pritet të takohet me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ministren Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknurin, sipas mediave kombëtare. Takimi midis grupit negociator do të mbahet në kryesinë e Kuvendit.
Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërkohë që sipas kushtetutës, Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022.
