IKMT-ja ka nisur aksionin për të shembur banesat e lagjes “5 Maj”, njësia 4, Tiranë banorët kanë nisur rezistencën duke mos dalë nga shtëpitë e tyre.
Një djalë i ri ishte prangosur në ballkonin e shtëpisë duke bërë rezistencë që shtëpia e tij mos prishej. Media “Fax News” ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku shihet që efektivët e policisë bashkiake dhe të FNSH-së në mënyrë brutale tërheqin zvarrë të riun dhe më pas i heqin prangat.
Raportohet se një nga një të gjithë banorët janë nxjerr jashtë banesës pasi IKMT ka bërë gati fadromat për ta shembur.
Janë planifikuar që ditën e sotme IKMT të shembë 3 banesa në këtë zonë të kryeqyteti
