Prokuroria nis hetimin për ndotjen e Elbasanit/ Në fokus dhe IKMT-ja

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ndotjen e qytetit.

Denoncimet e bëra herë pas here në media, mes të cilave dhe ElbasaniOn, ka bërë të mundur nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë. 

Burime zyrtare nga prokuroria kanë bërë me dije se në fokus të hetimit do të jenë instuticionet shtetërore të mbrojtjes së mjedisit, ndër tyre dhe IKMT-ja.

Kjo çështje do të përfshijë dhe matjet e specializuara të ekspertëve që do të thirren për çështjen. Nëse prokuroria do t’i përmbahej me përpikmëri hetimit të kësaj çështjeje, atëherë asaj do i duhet të marrë shifrat e sakta të të prekurve me kancer dhe shkaqet e tyre

Në zonën e ish- Kombinatit Metalurgjik operojnë disa kompani, të cilat nuk shkaktojnë vetëm ndotje në ajër, por në ujë dhe tokë gjithashtu.

Gjithashtu, prokuroria do të duhet të thellohet edhe në dokumenta të Bashkimit Europian ku prodhimet bujqësore të zonën pranë ish- kombinatit Metalurgjik cilësohen të pakonsumueshme.

Në vitin 2017 Këshilli Bashkiak i Elbasanit shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish kombinatit Metalurgjik, ndonëse më pas asgjë nuk ndryshoi.

Banorët thonë se filtrat fiken gjatë natës dhe kompanitë punojnë lirisht. Ligji i vetë monitorimit bëri që çdo gjë në metalurgji të shkëlqejë, ndërsa përballë kësaj situate duket se të gjitha institucionet nuk kanë mbyllur një sy, por të dy.