Pas dy viteve në qytetin e Librazhdit rikthehet “Festa e Mjaltit”. Ky lajm është bërë i ditiur nga kryetari i bashkisë, Kastriot Gurra.
Gjatë këtij aktivitetit banorët vendas promovojnë mjatin e prodhuar në këtë zonë, ndërkohë që pjesëmarrësit argëtohen duke kërcyer vallen dyshe.
Më poshtë do të gjeni njoftimin e bashkisë së Librazhdit.
Festa e mjaltit tashmë është një traditë për Bashkinë tonë.
Pas dy vitesh ndërprerje rikthehemi sërisht për të promovuar produktin më të vecantë tonin,MJALTIN por edhe për t’u argëtuar nëpërmjet valles dyshe,me pjesmarrjen e plot konkurentëve që e mbajnë gjallë këtë traditë.
Ylli Baka vjen sërisht në Librazhd për të na dhuruar emocione të jashtëzakonshme me zërin melodioz.
Ejani te festojmë së bashku.
