“Prodhim, shitje të lëndëve narkotike dhe prishje të pronës publike”, këto janë akuzat që rëndojnë mbi 40-vjeçarin nga Elbasani.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale L.P. 40 vjeç është arrestuar në lagjen :Luigj Gurakuqi”, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa në makinë i është gjetur një sasi e dyshuar lëndë narkotike kokainë.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasi, L. P., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas në lagjen “Luigj Gurakuqi” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.
