Plagosi vite më parë policin”spiun”, ndërsa dje dy persona/ Kush është Daniel Manushi?

Daniel Manushi dhe Farjon Pasuli janë personat përgjegjës për plagosjen e dyfishtë në Tiranë, ku mësohet se shkak janë bërë prishjet e pazareve për shpërndarjen e dozave të vogla të drogës.

Daniel Manushi nuk është një figurë e panjohur për policinë. Ndonëse cilësohet si kontigjet kriminal, sërisht ai është i lirë.
Në nëntor të 2017 ai ka plagosur një efektiv policie të identifikuar si Ermal Bregu.
Në momentin e krimit, efektivi 33-vjeçar, Ermal Bregu ndodhej jashtë orarit të shërbimit.
Ai ka hyrë në një nga lokalet në rrugën “Kongresi i Lushnjës”në Tiranë ku është përballur me Manushin. Ai e ka fyer duke e thirrur “spiun” për shkak të detyrës që ka.

Mes tyre në në atë kohë fillimisht nisi një përballje verbale dhe më pas fizike që ka vijuar në rrugë, ku Manushi qëlloi ndaj policit dhe u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar vetëm tetë muaj më pas, konkretisht në korrik të vitit 2018.