“Elbasan Arena” pret “të gjunjëzuarit nga Covid”

Infektimet e shumta me Covid-19 në ekipin e Tiranës, ka bërë që këta të fundit t’i drejtohen Federatës për të ndryshuar ditën e ndeshjes me Teutën.
Kjo kërkesë nuk është pranuar nga FSHF-ja dhe ndeshja, siç ishte paralajmëruar, do të zhvillohet të dielën. Çka do të ndryshojnë janë orari dhe vendndodhja.

Kjo sfidë ishte parashikuar të luhet ditën e dielë në orën 13:45 në stadiumin “ Egnatia Arena” në Rrogozhinë.
Në këtë mënyrë Tirana mes një bonus të vogël sepse ndeshja tashmë do të luhet në po të njëjtën ditë por në orën 19:45 në “Elbasan Arena”.