Një 50-vjeçar është plagosur në ambientet e kompanisë “Kurum”. Mësohet se Bujar Dervishi u plagos gjatë orarit të punës, ndërkohë po merr ndihmën në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Gjithashtu, një zjarr ka rënë në fshatin Vidhas. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë ferrat ndërkohë që në vendngjarje ndodhen 2 automjete të zjarrvikëses.
