Dita sot do të nisë me vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime, ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore –verilindore dhe pjesërisht Juglindje duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore, sipas MetoAlb.
Orët vijuese mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore dominohen zonat juglindore. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.
