Meteorologia Adiola Bani gjatë daljes në median “Fax News” tha se nga e diela deri ditën e mërkurë do të rikthehen reshjet e shiut dhe të borës në Alpet e Shqipërisë. Por dy ditët e fundit të vitit 2021 do të mbizotërojë moti i kthjellët me temperatura tipike të muajit dhjetor.
Fjala e Adiola Banit
“Jo vetëm ditët e para trë kësaj jave por të paktën 20 ditët e para të dhjetorit na kanë sjellë temperatura shumë të ulëta ku termometri ka shënuar -8 në zonat malore, ndërsa maksimumi ka qenë drejt vlerës 11-12 gradë celsius. Këto ditët që po përjetojmë tani thuajse janë në vlerat tipike, 1-2 gradë do të jenë më të larta sot dhe nesër vlerat gjatë orëve të mesditës. Më të larta se vlerat normale klimatike ku termometri në zonat malore është ngjitur në -2 gradë celsius ka shënuar sot në verilindje të Shqipërisë. Ndërsa maksimumi parashikohet që gjatë mesditës sot edhe të diel të shënojë 18 dhe mbi 18 gradë celsius, kështu që janë relativisht 2-3 ditë të ngrohta në këtë fund dhjetori.
Java dhe nata e ndërrimit të viteve – “Duke filluar nga sot pasdite zonat veriore do të përfshihen nga vranësirat të cilat do të sjellin reshje shiu dhe reshje të izoluar dëbore në zonën e alpeve të Shqipërisë, gjatë orëve të natës dhe kryesisht dita e diel do të sjellë vranësira të shpeshta në gjithë vendin tonë. Reshje shiu dhe situatë që do të vijojë deri të mërkurën ku reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë vendin tonë.
Dy ditët e fundit të vitit 2021 do të mbyllen me mot të kthejllët dhe vranësira të her pas hershme. Data 30 dhe 31 do të jetë me kthellime dhe vranësiara kalimtare ndërsa reshjet nuk presim dhe temperaturat do të jenë tipike të muajit dhjetor ku termometri do të luhatet nga -3 në vlera më të ulëta dhe maksimumi 15-16 gradë celsius. Nata e ndërrimit të vitit do të jetë me mot të kthjellët. Vranësira të pakëta dhe temperatura të përballueshme.
Kosovë dhe Maqedonia e Veriut – Deri të mërkurën e javës së ardhshme do të paraqiten me vranësira të shpeshta ku reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente. Temperaturat në dy vendet e rajonit do të jetë 7-8 gradë në mesditë. Ndërsa data 30 dhe 312 do të sjellë kthjellim gradual të motit duke bërë që ndërrimi i viteve edhe në vendit të rajonit të ketë mot të qëndrueshëm”, tha Adiola Bani.A
