Gjatë paradites një aksident ka ndodhur në Pajovë, nga i cili kanë mbetur të lënduar dy persona.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes mund të shihet se një nga automjetet e përfshira në aksident është kthyer përmbys ndërsa të pranishëm janë edhe një numër i madh qytetarësh.
Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende.
