Pa drita dhe pa ujë në këto ditë / UKE njofton elbasanasit

Në datat 3, 4 dhe 5 Mars në Elbasan do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm, sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizime Elbasan.

Njoftim!

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në linjën 110kV Hec Rapun (3, 4) – Fibër, në datat 3, 4 dhe 5 Mars do të stakohet energjia në Elbasan.

Si pasojë e mungesës së energjisë do ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë orëve të drekës.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

#UKElbasan Sh.a??