“Nuk kena bija me vra”/ Modelja shqiptare shpërthen ndaj vrasësve të vajzave

19-vjeçarja Sheila Bakija nga Tuzi është vrarë nga ish- partneri i saj, Ilir Gjoka, i cili nuk i ka kursyer plumbat as kundrejt familjarëve të saj duke i marrë jetën dhe gjyshes së saj, ndërkohë që babai i viktimës është plagosur.

Në lidhje me këtë rast, që ka tronditur opinionin në Mal të Zi, ka reaguar edhe modelja, Emina Cunmulaj e cila u ka bërë thirrje banorëve të Malësisë dhe Tuzit që të ngrihen dhe të protestojnë për këtë ngjarje tragjike.

“Çoju Malsi në kam se nuk kena bija me vra. Çonu se sot asht e dikuj tjetër e prite Zot nesër muj me ken en der tate”, shkruan Cunmulaj.
Ditën e sotme në Tuz është paralajmëruar një protestë përpara ndërtesës së policisë. Siç kanë raportuar media, Bakija kishte denoncuar tek autoritetet më parë dhunën nga burri. Ilir Gjoka nuk është kapur ende nga autoritetet dhe ndodhet në arrati.